Aeroporti i Stambollit sërish i pari në Evropë për nga numri i fluturimeve

Aeroporti i Stambollit tejkaloi për periudhën 13–19 tetor aeroportin e Amsterdamit, atë të Frankfurtit, "Charles de Gaulle" të Parisit dhe "Heathrow" të Londrës

SHQİP Yayın: 25 Ekim 2025 - Cumartesi - Güncelleme: 25.10.2025 11:44:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Aeroporti i Stambollit ishte sërish aeroporti më i ngarkuar në Evropë gjatë javës së kaluar, me një mesatare prej 1.556 fluturimesh në ditë, njoftoi ministri i Transportit i Turqisë, Abdulkadir Uraloglu, raporton Anadolu.

Aeroporti i Stambollit tejkaloi për periudhën 13–19 tetor aeroportin e Amsterdamit, atë të Frankfurtit, "Charles de Gaulle" të Parisit dhe "Heathrow" të Londrës, deklaroi Uralogulu.

Në të njëjtën listë, Aeroporti i Antalyas, qendra e rivierës turke, renditej i nënti me një mesatare prej 957 fluturimesh në ditë, shtoi ai.

Uraloglu tha se, sipas një raporti të Organizatës Evropiane për Sigurinë e Navigacionit Ajror (Eurocontrol) për periudhën 13–19 tetor, Turqia në tërësi renditet e gjashta mes vendeve evropiane për nga volumi i trafikut, me një mesatare prej 3.841 fluturimesh në ditë, duke lënë pas vende si Greqia, Holanda, Polonia dhe Norvegjia.

Ai raportoi gjithashtu se Aeroporti i Stambollit u rendit i shtati në botë midis 25 aeroporteve globale, me një mesatare prej 790 ngritjesh në ditë për periudhën 13–19 tetor.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.