Aktivistët izraelitë në Tel Aviv mirëpresin lirimin e pengjeve
Pamjet e dronit tregojnë aktivistët izraelitë që vizatojnë imazhe në rërë përpara ambasadës së SHBA-së në Tel Aviv, duke mirëpritur izraelitët që kthehen nga Gaza në shtëpi
Pamjet e dronit tregojnë aktivistët izraelitë që vizatojnë imazhe në rërë përpara ambasadës së SHBA-së në Tel Aviv, duke mirëpritur izraelitët që kthehen nga Gaza në shtëpi dhe duke falënderuar presidentin amerikan Donald Trump, raporton Anadolu.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) njoftoi sot në mëngjes fillimin e procesit të lirimit të pengjeve izraelite në Rripin e Gazës si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi.
Sipas "Kanalit 12" izraelit, 7 pengje iu dorëzuan ekipeve të KNKK-së. Kanali "i24 News" publikoi emrat e pengjeve të liruara. Njëzet pengje izraelite të gjallë do të lirohen sot në këmbim të më shumë se 2.000 të burgosurve palestinezë.
Trump do të takohet me familjet e pengjeve izraelite dhe do t'i drejtohet parlamentit izraelit, Knesset, sipas Shtëpisë së Bardhë. Ai më pas do të niset për në Egjipt për të marrë pjesë në Samitin e Paqes në Sharm el-Sheikh për Gazën.



