Ende pa konsensus politik për emrin e presidentit të ri të Kosovës

"Takimi shkoi në atmosferë konstruktive, mirëpo kur ka diçka të re do t'ju njoftojmë. Ende nuk i kemi zgjidhjet mirëpo do t'ju njoftojmë së shpejti", tha Kurti

SHQİP Yayın: 03 Mart 2026 - Salı - Güncelleme: 03.03.2026 14:28:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar edhe një takim sot me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ku pas takimit tha se nuk ka ende konsensus politik për çështjen e presidentit, transmeton Anadolu.

Kurti tha se takimi me Abdixhikun ka qenë ne atmosferë konstruktive.

"Takimi shkoi në atmosferë konstruktive, mirëpo kur ka diçka të re do t'ju njoftojmë. Ende nuk i kemi zgjidhjet mirëpo do t'ju njoftojmë së shpejti", tha Kurti.

Kurti dhe Abdixhiku u takuan tre herë me temë kryesore për diskutimin e çështjes së presidentit, por pa rezultate konkrete.

Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, kryeministri Kurti pas takimit që pati dje me kryetarin e LDK-së, Abdixhiku, ka zhvilluar edhe një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Jozyrtarisht bëhet e ditur se tema të këtij takimi ishin opsionet konkrete për tejkalimin e ngërçit politik, përfshirë koordinimin institucional dhe hapat e fundit para skadimit të afatit kushtetues.

Partitë politike parlamentare ende nuk kanë arritur marrëveshje për të siguruar 80 votat e nevojshme. Mandati i presidentes Osmani skadon më 4 prill ndërsa afati për zgjedhjen e presidentit të ri është 5 marsi, në të kundërtën, zgjedhjet e reja parlamentare duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.