Gjykata Kushtetuese "ngrin" funksionin e deputetëve nga 27 korriku deri më 8 gusht

Gjykata vlerëson se ekzistojnë rrethana të interesit publik e që përfshijnë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetëro

SHQİP Yayın: 25 Temmuz 2025 - Cuma - Güncelleme: 25.07.2025 11:00:00
Editör -
Okuma Süresi: 4 dk.
Google News

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur vendimin e ri të saj i cili ua ndalon deputetëve të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Kosovës çdo vendim dhe veprim pas kalimit të afatit 30-ditor të saj, apo datës 26 korrik, transmeton Anadolu.

Kushtetuesja bëri të ditur se kjo masë e përkohshme ku deputetët nuk do të mund të marrin vendime apo veprime për konstituimin e Kuvendit, do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht.

Në vendimin e saj, Gjykata konsideron që nëse nuk vendoset masa e përkohshme "ex-officio" (në bazë të detyrës zyrtare) ndaj vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas datës 27 korrik 2025, çdo vendim dhe veprim i ndërmarrë pas kësaj date deri në vendimmarrjen e Gjykatës lidhur me kërkesat mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyçe në Republikën e Kosovës.

Tutje thuhet se Gjykata vlerëson se ekzistojnë rrethana të interesit publik e që përfshijnë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërorë pas zgjedhjeve për Kuvend.

"Prandaj, ndalimi i çdo vendimi dhe veprimi nga ana e deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas 26 korrikut 2025 është në interes publik, i domosdoshëm për ruajtjen e rendit kushtetues dhe interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj", thuhet në vendim.

Vendimi për masë të përkohshme është i ndërlidhur me rastin që e kanë dërguar deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ku kontestohet vendimi i Kuvendit për votimin e Komisionit për votim të fshehtë, në kuadër të vazhdimit të seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit, të mbajtur sipas transkriptit të datës 29 qershor 2025.

Megjithatë Gjykata e nxori këtë vendim për masë të përkohshme "ex-officio", pa qenë kërkesë e parashtruesve.

Sot do të shënohet përpjekja e fundit, apo përpjekja e 52-të, në kuadër të afatit që i dha Kushtetuesja Kuvendit për konstituimin e këtij institucioni legjislativ. Nuk dihet nëse deri më tani, kreu i partisë më të madhe, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, ka arritur ndonjë marrëveshje politike me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, për të emëruar kryeparlamentarin e ri dhe formuar qeverinë e re.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.