Hoxha: Objektiv është përfundimi i negociatave brenda vitit 2027 dhe anëtarësimi i plotë në BE deri

Ministri Hoxha ka marrë pjesë në Takimin Ministror të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, në Sofje të Bullgarisë, ku në një reagim në rrjetet sociale ai ka theksuar se takimi çka shënon njëkohësisht edhe 30-vjetorin e nismës

SHQİP Yayın: 10 Haziran 2026 - Çarşamba - Güncelleme: 10.06.2026 12:34:00
Editör -
Okuma Süresi: 5 dk.
Google News

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha ka deklaruar se rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE) ka hyrë në fazën më përcaktuese dhe sipas tij objektiv i vendit është përfundimi i negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027 dhe anëtarësimi i plotë në BE deri në vitin 2030, transmeton Anadolu.

Ministri Hoxha ka marrë pjesë në Takimin Ministror të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), në Sofje të Bullgarisë, ku në një reagim në rrjetet sociale ai ka theksuar se takimi shënon njëkohësisht edhe 30-vjetorin e nismës.

"Ajo që nisi si një aspiratë e sinqertë është shndërruar ndër vite në një projekt të qëndrueshëm dhe me ndikim të rëndësishëm. Sot, SEECP qëndron si forumi politik kryesor i rajonit, duke nxitur dialogun, ndërtuar besimin dhe forcuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Në këtë mënyrë, ai ka dëshmuar se përgjegjësia rajonale, respekti i ndërsjellë dhe një vizion i përbashkët mund të kontribuojnë në mënyrë domethënëse për më shumë stabilitet, mirëqenie dhe integrim në të gjithë rajonin tonë", është shprehur Hoxha.

Ai ka theksuar se bashkëpunimi ekonomik dhe integrimi rajonal duhet të mbeten në qendër të përpjekjeve të përbashkëta, duke shtuar se Procesi i Berlinit, Plani i Rritjes, Tregu i Përbashkët Rajonal dhe nismat më të gjera të ndërlidhjes, përfshirë Korridorin 8 dhe projekte të tjera sipas tij strategjike, vazhdojnë të ofrojnë mundësi konkrete për thellimin e integrimit ekonomik, rritjen e konkurrueshmërisë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

"Rruga jonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian ka hyrë në fazën e saj më dinamike dhe më përcaktuese. Objektivi ynë mbetet ambicioz, por realist: përfundimi i negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027 dhe anëtarësimi i plotë deri në vitin 2030. Një proces i suksesshëm zgjerimi, i bazuar në meritë, mund të funksionojë vetëm nëse është i besueshëm dhe i qëndrueshëm nga të dyja palët. Ky mirëkuptim u rikonfirmua javën e kaluar në Tivat, ku drejtuesit e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor ranë dakord për nevojën e një momenti të ri politik dhe një vizioni strategjik më të qartë në agjendën e zgjerimit", tha Hoxha.

Duke theksuar se mbeten plotësisht të angazhuar për të përmbushur përgjegjësitë dhe për të çuar përpara reformat e nevojshme për arritjen e këtij objektivi, kryediplomati Hoxha ka shtuar: "Shqipëria do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin rajonal. Ndonëse progresi i arritur deri më tani është i pamohueshëm, sfida dhe dobësi të caktuara vazhdojnë të ekzistojnë. Nëse nuk adresohen, ato rrezikojnë të minojnë stabilitetin, të ngadalësojnë zhvillimin dhe të krijojnë hapësira për ndikime të jashtme që nuk përputhen me aspiratat tona të përbashkëta evropiane".

Kryediplomati shqiptar ka theksuar ndër të tjera se bashkëpunimi më i thellë dhe ndërlidhja më e fortë mes vendeve nuk janë thjesht një domosdoshmëri rajonale, por sipas tij përbëjnë një investim strategjik për sigurinë, stabilitetin dhe begatinë e rajonit dhe Evropës në tërësi.

Duke theksuar se shprehin mirënjohje për Bullgarinë për "kryesimin e suksesshëm dhe lidershipin shembullor" të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), Hoxha ka deklaruar se i urojnë mirëseardhjen Rumanisë për kryesinë e re me këtë nismë.

Hoxha në fund ka theksuar se presin të bashkëpunojnë ngushtë me Rumaninë, sipas tij, për ta bërë mandatin e ardhshëm sa më të suksesshëm dhe produktiv.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.