Kryeministri në detyrë Kurti kërkon nga BE-ja që Kosovës t'i jepet statusi i kandidatit

"Premtimi juaj është zgjerimi. Premtimi ynë janë reformat. Ne mundemi dhe duhet t'i realizojmë të dyja, kjo është një përgjegjësi e përbashkët", tha Albin Kurti

SHQİP Yayın: 08 Mayıs 2026 - Cuma - Güncelleme: 08.05.2026 13:12:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE) që t'i jepet statusi i kandidatit vendit të tij, raporton Anadolu.

Duke folur në një aktivitet Kurti gjithashtu ka kërkuar që të hapen negociatat për anëtarësim me BE-në.

"Për Kosovën, Bashkimi Evropian nuk është një realitet i largët apo një grup standardesh që duhen përmbushur. Ai është shtëpia natyrore e shoqërisë sonë, korniza e reformave tona dhe e ardhmja e qytetarëve tanë që tashmë është zgjedhur", ka theksuar Kurti, duke shtuar se më shumë se 80 për qind e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në BE.

Kurti ka thënë se vendi i tij është gjithashtu vendi më i sigurt në rajon me nivelin më të ulët të krimit.

Ai kujtoi se më 15 dhjetor 2022 kanë marrë vendimin historik për të aplikuar për anëtarësim në BE

"Premtimi juaj është zgjerimi. Premtimi ynë janë reformat. Ne mundemi dhe duhet t'i realizojmë të dyja, kjo është një përgjegjësi e përbashkët", tha Kurti.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.