Ministri Hoxha takon homologen Bullgare

"Diskutimet tona nxorën në pah rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të dialogut politik dhe zgjerimit të bashkëpunimit në fusha si energjia, infrastruktura dhe lidhshmëria strategjike", ka theksuar kryediplomati i Shqipërisë, Ferit Hoxha

SHQİP Yayın: 10 Haziran 2026 - Çarşamba - Güncelleme: 10.06.2026 10:31:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, është takuar me homologen bullgare, Velislava Petrova, ndërkohë ka theksuar se kanë riafirmuar "partneritetin e fortë" midis dy vendeve, transmeton Anadolu.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hoxha ka konfirmuar se ka realizuar një takim me ministren e Jashtme të Bullgarisë, sipas tij "duke riafirmuar partneritetin e fortë midis Shqipërisë dhe Bullgarisë".

"Diskutimet tona nxorën në pah rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të dialogut politik dhe zgjerimit të bashkëpunimit në fusha kyçe si energjia, infrastruktura dhe lidhshmëria strategjike. Në këtë kontekst, nënvizuam rëndësinë e KorridoritVIII si një lidhje jetësore midis rajoneve të Adriatikut dhe Detit të Zi, me potencial të konsiderueshëm për të rritur tregtinë, lëvizshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në të gjithë Evropën Juglindore", është shprehur Hoxha.

Kryediplomati Hoxha ka theksuar se gjithashtu shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, sipas tij, duke riafirmuar angazhimin e përbashkët për paqen, sigurinë, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Hoxha ka shtuar se Shqipëria vlerëson shumë mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për procesin e pranimit në BE dhe avokimin e saj të vazhdueshëm për një politikë të besueshme zgjerimi.

"Ne theksuam më tej rolin e rëndësishëm të pakicave kombëtare në vendet tona përkatëse si ura miqësie dhe bashkëpunimi", ka theksuar kryediplomati i Shqipërisë.

Ministri Hoxha po qëndron për vizitë në Bullgari në kuadër të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.