Një fluturim special do të kthejë në Turqi 94 aktivistë nga Flotilja e Lirisë e sekuestruar

Fluturimi do të kthejë 18 qytetarë turq, së bashku me aktivistë nga 20 vende të tjera, pas sekuestrimit të anijeve të koalicionit nga Izraeli

SHQİP Yayın: 11 Ekim 2025 - Cumartesi - Güncelleme: 11.10.2025 14:15:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme e Turqisë, Öncü Keçeli, ka njoftuar se 18 qytetarë turq në anijet e Koalicionit të Flotiljes së Lirisë, të cilat u sekuestruan nga Izraeli, do të kthehen në Turqi sot pasdite përmes një fluturimi special, transmeton Anadolu.

Keçeli përmes platformës sociale të kompanisë amerikane X tha se “18 qytetarët në anijen e Flotiljes së Lirisë të sekuestruar nga Izraeli po vijnë në vendin tonë këtë pasdite me një fluturim special”.

Ai njoftoi se “me këtë fluturim ne po evakuojmë gjithsej 94 aktivistë nga 21 vende”.

Të mërkurën herët, marina izraelite sulmoi anijet e “Një mijë Madlene” të Koalicionit të Flotiljes së Lirisë që ishin nisur për në Gaza në ujërat ndërkombëtare, afër 120 milje detare (222 kilometra) nga enklava.

Anijet u nisën pasi forcat detare izraelite sulmuan dhe sekuestruan më shumë se 40 anije javën e kaluar që ishin pjesë e Flotiljes Globale "Sumud" që shkonte drejt Gazës dhe arrestuan mbi 450 aktivistë në bord. Shumica e tyre janë deportuar.

Izraeli, si fuqi pushtuese, ka sulmuar edhe më parë anijet që shkonin në Gaza, ka sekuestruar ngarkesën e tyre dhe ka deportuar aktivistët në bord.

Që nga tetori i vitit 2023, sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 67.200 palestinezë në enklavë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe e kanë kthyer atë praktikisht në të pabanueshme.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.