Presidenti kroat Milanoviq reagon ndaj vizitës së ministrit izraelit në vendin e tij

Presidenti kroat Milanoviq tha se takimi me një anëtar të qeverisë izraelite në fakt është mbështetje e politikës së dhunës, spastrimit etnik dhe krimeve të luftës të Izraelit në Gaza

SHQİP Yayın: 09 Eylül 2025 - Salı - Güncelleme: 09.09.2025 17:00:00
Editör -
Okuma Süresi: 4 dk.
Google News

Presidenti kroat Zoran Milanoviq ka reaguar ndaj vizitës së sotme të ministrit të Jashtëm izraelit, Gideo Saar, në vendin e tij, duke e quajtur këtë vizitë "fyese për Kroacinë", transmeton Anadolu.

Milanoviq kritikoi ashpër qeverinë e vendit të tij dhe pyeti përse është ftuar një anëtar i një qeverie e cila dëbon popullsinë e Gazës dhe kryen spastrim etnik.

"Pse u ftua ministri i Jashtëm izraelit në Zagreb dhe pse u takuan me të kryetari i Parlamentit kroat, kryeministri i Republikës së Kroacisë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kroacisë? Në një kohë kur qeveria dhe ushtria izraelite po dëbojnë të gjithë popullsinë e qytetit të Gazës dhe po njoftojnë sulm ndaj atij qyteti me një milion banorë, takimi me një anëtar të së njëjtës qeveri në fakt është mbështetje e politikës së dhunës, spastrimit etnik dhe krimeve të luftës të Izraelit", shkroi Milanoviq në një postim në llogarinë e tij në platformën sociale të kompanisë amerikane Facebook.

"Në vend që të fillojë procesin e njohjes së shtetit palestinez si hapi i parë në arritjen e një zgjidhjeje me dy shtete dhe paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, Qeveria e Republikës së Kroacisë mbështet zyrtarët e qeverisë izraelite të cilët janë pa mëdyshje pas politikës së luftës dhe dhunës", tha Milanoviq.

"Sa e gabuar është të takohesh me një anëtar të qeverisë izraelite tregon edhe deklarata e tij e sotme në të cilën ai krahason Luftën Kroate për Atdheun dhe agresionin izraelit në Gaza! Kjo është fyese për Kroacinë dhe të gjitha viktimat e agresionit ndaj Kroacisë, sepse Kroacia mbrojti veten, ndryshe nga Izraeli, i cili po shkatërron dhe vret dhjetëra mijëra njerëz në Gaza. Sikur të mos mjaftonte kjo, e gjithë qendra e Zagrebit u bllokua për orë të tëra sot në nder të ministrit izraelit, gjë që nuk ndodh as kur në Kroaci vijnë mysafirë shumë më të shquar dhe të rëndësishëm", ka thënë mes tjerash në postimin e tij presidenti kroat.

Ndërkohë, sot kryediplomati izraelit Gideon Saar u takua me homologun e tij kroat Gordan Gërliq Radman gjatë vizitës së tij në Zagreb.

Në një konferencë të përbashkët për media me ministrin Gërliq, Saar pohoi se "njohja e shtetit të Palestinës nuk do të kontribuonte në paqe apo siguri, por do të krijonte paqëndrueshmëri në rajon".

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.