Presidentja Osmani thërret seancë konstituive të Kuvendit të Kosovës për 11 shkurt

Nëpërmjet një njoftimi nga Zyra e Presidentes së Kosovës, u bë e ditur se kjo ftesë nga presidentja Osmani vjen pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend

SHQİP Yayın: 10 Şubat 2026 - Salı - Güncelleme: 10.02.2026 14:12:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur seancë konstituive të Kuvendit të Kosovës për datën 11 shkurt, transmeton Anadolu.

Nëpërmjet një njoftimi nga Zyra e Presidentes së Kosovës, u bë e ditur se kjo ftesë nga presidentja Osmani vjen pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend.

“Duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit ta ftojë për nesër, më 11 shkurt 2026, në orën 12:00”, njofton Zyra e Presidentes.

Pas formimit të Kuvendit të Kosovës, deputetët pastaj mund të votojnë për formimin e qeverisë së re.

Ndërsa pas përmbylljes së formimit të qeverisë së re, pritet që fituesi i zgjedhjeve, kryeministri në detyrë Albin Kurti, të nisë bisedime me partitë e ish-opozitës për të kërkuar mbështetje për votimin edhe për një mandat të presidentes Vjosa Osmani, së cilës i skadon mandati në muajin prill.

Gjatë ditës së djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) certifikoi rezultatet zgjedhore të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, gjë që i hapën rrugë formimit të institucioneve të reja.Nga rezultatet përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e këtyre zgjedhjeve me 51,10 për qind të votave të përgjithshme, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka zënë vendin e dytë me 20,19 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është renditur e treta me 13,24 për qind të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) siguroi 5,50 për qind të votave, ndërsa partia Lista Serbe ka marrë 4,49 për qind.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.