Rama: Politika e jashtme e Shqipërisë është e harmonizuar 100 për qind me atë të BE-së

Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë pune në Slloveni me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën e 20-të ndërkombëtare të Forumit Strategjik të Bledit, si dhe të një sërë eventeve në kuadër të forumit

SHQİP Yayın: 01 Eylül 2025 - Pazartesi - Güncelleme: 01.09.2025 19:50:00
Editör -
Okuma Süresi: 4 dk.
Google News

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se politika e jashtme e Shqipërisë është 100 për qind e harmonizuar me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian (BE) prej shumë kohe, transmeton Anadolu.

Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë pune në Slloveni me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën e 20-të ndërkombëtare të Forumit Strategjik të Bledit, si dhe të një sërë eventeve në kuadër të forumit.

Rama ishte pjesë e panelit me komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, Kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob, Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq.

Kryeministri Rama ishte i ftuar special në diskutimin mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e BE-së, ku ai theksoi se besnikëria e Shqipërisë ndaj Evropës nuk është kurrë në dyshim.

Gjatë fjalës së tij si i ftuar special, Rama theksoi se problemet në Evropë nuk lidhen me faktin që Evropa është një bashkim, por sipas tij për faktin që bashkimi duhet të jetë më i fortë dhe që shumë gjëra duhet të ndryshojnë.

"Mendoj që problemi kryesor që ka Evropa është çfarë drejtimi do të marrë. Do të thellohet në rrugën e saj për t'u shndërruar në shtetet e bashkuara të Evropës apo do të shpërbehet në copa të ndryshme me gjithsecilin që vendos se sateliti i kujt do të bëhet sepse nuk ka shans që të ndahesh dhe të dalësh nga ky klub i madh dhe pastaj të kesh ndonjë histori të lavdishme përveçse të bëhesh satelit i dikujt tjetër. Kjo është ajo pikëpyetja e madhe, përgjigjen e së cilës nuk e kam", u shpreh Rama.

Rama tha ndër të tjera si evropianë duan të jenë të lirë e të shprehim lirisht atë çfarë mendojnë, duke theksuar se "kur vjen puna që të ndjekim Evropën, ne jemi ndjekës vërtetë besnikë".

Gjatë fjalës në panel me homologët e tij, Rama tha se objektivi është që t'i përmbyllin negociatat për anëtarësimin e vendit në BE deri më 2027 dhe shtoi se po ecin përpara.

"Dua të them që nuk ka vend për nxitim sepse besoj që pjesa më e rëndësishme për ne së paku, për Shqipërinë, është që ta përdorim procesin e anëtarësimit si proces shtetndërtimi, sepse Evropa është bekim për vendet tona", tha Rama.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.