Trump: Rrëzimi i avionit amerikan nuk do të ndikojë në negociatat me Iranin

Trump refuzoi të komentojë detaje rreth operacionit të kërkim-shpëtimit pas incidentit, duke e cilësuar atë si çështje të ndjeshme ushtarake

SHQİP Yayın: 04 Nisan 2026 - Cumartesi - Güncelleme: 04.04.2026 11:45:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se rrëzimi i një avioni luftarak amerikan nuk do të ndikojë në negociatat e vazhdueshme me Iranin, transmeton Anadolu.

Në një intervistë të shkurtër telefonike me NBC News, Trump refuzoi të komentojë detaje rreth operacionit të kërkim-shpëtimit pas incidentit, duke e cilësuar atë si çështje të ndjeshme ushtarake.

Presidenti amerikan shprehu pakënaqësi me raportimet mediatike lidhur me situatën, e cila lidhet me përpjekjet për gjetjen e anëtarëve të ekuipazhit pasi avioni u rrëzua.

I pyetur nëse zhvillimet do të ndikonin në përpjekjet diplomatike me Iranin, Trump e hodhi poshtë këtë mundësi.

“Jo, aspak. Jo, është luftë. Ne jemi në luftë”, tha Trump për NBC News.

Më herët, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se Trump ishte informuar për rrëzimin e një avioni luftarak amerikan mbi Iran, i identifikuar më pas si F-15E Strike Eagle.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.