34 vite nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut

Në referendumin që u mbajt më 8 shtator të vitit 1991, qytetarët u deklaruan për shtet të pavarur dhe sovran. Pas shpalljes së pavarësisë, shtetësinë e Maqedonisë, ndër shtetet e para, e pranuan Turqia dhe më p

SHQİP Yayın: 08 Eylül 2025 - Pazartesi - Güncelleme: 08.09.2025 11:23:00
Editör -
Okuma Süresi: 5 dk.
Google News

Republika e Maqedonisë së Veriut shënon 34-vjetorin e pavarësisë së saj, raporton Anadolu.

Shpërbërja e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ), pjesë e së cilës ishte vendi, ndodhi si rezultat i një vargu trazirash politike në fillim të viteve të 90'ta të shekullit të 20-të.

Në referendumin që u mbajt më 8 shtator të vitit 1991, qytetarët u deklaruan për shtet të pavarur dhe sovran. Pas shpalljes së pavarësisë, shtetësinë e Maqedonisë, ndër shtetet e para, e pranuan Turqia dhe më pas edhe shtetet e tjera.

Pas votimit të deklaratës për sovranitet të shtetit, Kiro Gligorov u zgjodh presidenti i parë i Republikës së pavarur të Maqedonisë. Në aspektin monetar shteti u pavarësua me vendosjen e denarit më 26 prill të vitit 1992, ndërsa më pas formoi armatën, të cilën e shënon më 18 gusht.

Subjektiviteti juridiko-ndërkombëtar i shtetit përfundimisht u konfirmua më 8 prill të vitit 1993, kur me aklamacion në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB), Maqedonia u pranua si anëtarja e 181-të e plotfuqishme e organizatës botërore.

Për shkak të kundërshtimit dhe presionit nga ana e Greqisë, që nuk e pranonte emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë, anëtarësimi në OKB u bë nën referencën e përkohshme: Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM).

Pas fitimit të pavarësisë, Maqedonia e Veriut vendosi disa synime strategjike për vete, veçanërisht anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO.

Vendi u anëtarësua në NATO në vitin 2020, ndërsa synon të bëhet anëtare e plotë e BE-së në periudhën e ardhshme, edhe pse herë pas here është përballur me shumë pengesa.

Ndryshimi i emrit për shkak të problemit me Greqinë

Përgjatë viteve, negociatat për zgjidhjen e problemit me emrin me Greqinë kohë pas kohe vazhdonin dhe ndalonin.

Pas mbajtjes së negociatave për zgjidhjen e kontestit të emrit, që u zhvilluan nën sponsorizim të OKB-së, u arrit Marrëveshja e Prespës, e cila u nënshkrua në qershor të vitit 2018 në anën greke të Liqenit të Prespës.

Me nënshkrimin e marrëveshjes vijuan hapat e zbatimit të saj, siç janë mbajtja e referendumit në Maqedoninë e Veriut, që u zhvillua në shtator të vitit 2018.

Pyetja e referendumit ishte: "A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë?".

Në referendum, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), dolën 36,91 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve, prej të cilëve 91,46 për qind votuan "pro". Opozita e atëhershme e bojkotoi referendumin.

Negociatat për anëtarësim në BE filluan në vitin 2022

Maqedonia e Veriut më 19 korrik të vitit 2022 bashkë me Shqipërinë arriti të fillojë negociatat e aderimit me BE-në, duke e mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare.

Maqedonia e Veriut e cila në vitin 2005 fitoi statusin e "vendit kandidat", pasi të bëjë ndryshimet kushtetuese që rrjedhin nga protokolli bilateral i nënshkruar me Bullgarinë, pritet të fillojë të hapë kapitujt për anëtarësim në BE.

Maqedonia e Veriut, e cila filloi negociatat e anëtarësimit me BE-në duke mbajtur konferencën e saj të parë ndërqeveritare në vitin 2022, duhet të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj.

Maqedonia e Veriut nuk mund të hapë kapitull me BE-në pa përfshirë bullgarët në kushtetutë, ndërsa për ndryshimet kushtetuese nevojitet një shumicë prej dy të tretave të Kuvendit, pra 80 deputetë që kjo të ndodhë.

Propozimi për fillimin e ndryshimeve kushtetuese parashikon ndryshime në Preambulën e Kushtetutës dhe përmendjen e popullit bullgar, popullit kroat, popullit malazez, popullit slloven, popullit hebre dhe popullit egjiptian.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.