Italia dënon deklaratën e ministrit izraelit Ben-Gvir mes hetimeve për aktivistët e ndaluar nga flot

Prokurorët në Romë po hetojnë ministrin izraelit Itamar Ben-Gvir lidhur me trajtimin e aktivistëve të ndaluar ndërsa BE-ja po shqyrton vendosjen e sanksioneve

SHQİP Yayın: 09 Haziran 2026 - Salı - Güncelleme: 09.06.2026 11:38:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani dënoi deklaratën "e papranueshme" të ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, i cili sulmoi Romën pasi mësoi se ishte nën hetim për trajtimin e aktivistëve të ndaluar gjatë sekuestrimit të një flotiljeje ndihmash që po shkonte drejt Gazës, transmeton Anadolu.

"Këto janë fjalë të papranueshme, të padenja për një ministër", tha Tajani duke iu referuar komenteve të ministrit izraelit të ekstremit të djathtë. "Italia është mike e Izraelit që gjithmonë ka mbrojtur lirinë dhe demokracinë", shtoi ai, duke thënë se fjalët e Ben-Gvirit "tregojnë nivelin moral të këtij zotërie".

Sipas raportimeve të mediave italiane, prokurorët në Romë kanë nisur një hetim ndaj Ben-Gvirit në lidhje me trajtimin e shtetasve italianë të ndaluar gjatë ndalimit të flotiljes.

Hetimi është pjesë e një procedure më të gjerë që po zhvillohet prej disa javësh lidhur me ndërhyrjen e autoriteteve izraelite ndaj aktivistëve, përfshirë italianë, ku prokurorët po shqyrtojnë pretendime që përfshijnë torturë dhe rrëmbim.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, Ben-Gvir u vu nën hetim pas një videoje që publikoi pas ndalimit të aktivistëve muajin e kaluar. Duke reaguar ndaj akuzave, Ben-Gvir shkroi në rrjetet sociale se Italia, e njohur zakonisht si "Çizma" për shkak të formës së saj gjeografike, është shndërruar në "tokën e shapkave".

"Nuk do të tërhiqem përballë asnjë hetimi dhe do të vazhdoj të qëndroj me krenari përkrah luftëtarëve tanë", tha Ben-Gvir. Shërbimi i Burgjeve të Izraelit ka mohuar pretendimet e aktivistëve se janë keqtrajtuar gjatë ndalimit të tyre.

Rasti ka tërhequr vëmendje më të gjerë në Evropë. Italia është vendi i dytë evropian që hap hetim formal lidhur me trajtimin që u bëri Izraeli aktivistëve të ndaluar, pas Francës, e cila javën e kaluar nisi hetim mbi akuza që përfshijnë krime lufte dhe torturë.

Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Ben-Gvirit, mes zemërimit në rritje për trajtimin e aktivistëve nga Izraeli dhe shtimit të dhunës në Bregun Perëndimor të pushtuar. Një vendim pritet të merret të hënën e ardhshme.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.