Turqia mesazh urimi për 34-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut
"Ne e urojmë me gjithë zemër aleatin dhe mikun tonë, Maqedoninë e Veriut, për Ditën e Pavarësisë!", thuhet në postimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme
SHQİP
Yayın: 08 Eylül 2025 - Pazartesi - Güncelleme: 08.09.2025 10:24:00
Editör -
Okuma Süresi: 58 sn.

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë publikoi një mesazh urimi për Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, transmeton Anadolu.
Ministria ndau një mesazh urimi në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X, në të cilën shpreh urimet për 34-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.
"Ne e urojmë me gjithë zemër aleatin dhe mikun tonë, Maqedoninë e Veriut, për Ditën e Pavarësisë!", thuhet në postimin e ministrisë.
Maqedonia e Veriut shënon sot 34-vjetorin e pavarësisë. Në referendumin që u mbajt më 8 shtator të vitit 1991, qytetarët u deklaruan për shtet të pavarur dhe sovran.
Pas shpalljes së pavarësisë, shtetësinë e Maqedonisë, ndër shtetet e para, e pranuan Turqia dhe më pas edhe shtetet e tjera
Yorumlar (0)
İlginizi Çekebilir