Ibrahimoviq-Wadephul: Mbështetje e vazhdueshme e Gjermanisë për integrimin evropian të Malit të Zi

Takimi u mbajt në prag të samitit ministerial të Procesit të Berlinit, të organizuar nga Mali i Zi

SHQİP Yayın: 01 Ekim 2026 - Perşembe - Güncelleme: 01.10.2026 13:25:00
Editör -
Okuma Süresi: 4 dk.
Google News

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq u takua me ministrin e jashtëm gjerman, Johann Wadephul, në prag të takimit ministror të Procesit të Berlinit në Budvë të Malit të Zi, duke rikonfirmuar gjatë bisedës nivelin e lartë të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, raporton Anadolu.

Ibrahimoviq e falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme politike e profesionale për integrimin evropian të Malit të Zi, duke theksuar vendosmërinë e vendit për të shfrytëzuar vrullin aktual, për t'i përmbyllur negociatat deri në fund të vitit dhe për të qenë gati për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) deri në vitin 2028.

"Përparimi i Malit të Zi dëshmon se politika e zgjerimit jep rezultate kur procesi bazohet në merita dhe reforma konkrete. Suksesi i Malit të Zi do të shërbente si një konfirmim i fuqishëm i besueshmërisë së politikës së zgjerimit dhe i aftësisë së BE-së për t'i shndërruar vendimet e saj strategjike në rezultate konkrete", deklaroi Ibrahimoviq, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

Raportohet se bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e Procesit të Berlinit si një kornizë kyçe për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Ibrahimoviq e falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e saj ndaj kryesimit të procesit nga ana e Malit të Zi dhe e mirëpriti pjesëmarrjen e Wadephul-it në takim, si dhe pjesëmarrjen e ardhshme të kancelarit gjerman Friedrich Merz në Samitin e Procesit të Berlinit më 22 tetor.

Diskutimet u përqendruan gjithashtu te forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh ndërsa u theksua interesi i përbashkët për vazhdimin e dialogut intensiv politik dhe forcimin e mëtejshëm të partneritetit midis Malit të Zi dhe Gjermanisë, si në nivel dypalësh, ashtu edhe në kuadër të NATO-s dhe procesit të integrimit evropian.

Takimi ministror i Procesit të Berlinit, që mbledh së bashku ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë nga shtetet anëtare të Procesit të Berlinit, Bashkimi Evropian dhe organizatat rajonale, filloi sot në Budvë të Malit të Zi.

Takimi organizohet nga ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, ndërsa në fillim të tij foli edhe Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Në vitin 2026, Mali i Zi do të kryesojë për herë të parë Procesin e Berlinit, të nisur në vitin 2014. Kryesimi do të përmbyllet me një samit të liderëve, të planifikuar për më 22 tetor.

Procesi i Berlinit bashkon qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, nëntë shteteve anëtare të BE-së dhe Britanisë së Madhe, me mbështetje të fuqishme nga organizatat rajonale, si dhe nga Gjermania, iniciatore e kësaj nisme dhe shërben si një platformë për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Qëllimi i Procesit të Berlinit është përmirësimi i bashkëpunimit rajonal si dhe i bashkëpunimit me BE-në në një sërë fushash të politikave, me qëllim mbështetjen e vendeve të rajonit në përmbushjen e standardeve të BE-së dhe sjelljen e përfitimeve konkrete për qytetarët.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.